Këtë vit sezoni turistik do të nisë më herët dhe do të përfundojë më vonë. Kështu u deklarua nga ministrat Klosi dhe Lleshaj në një takim me 12 prefektët për diskutuar mbi masat për të pasur një sezon turistik cilësor dhe të sigurt gjatë 2019.
Pra sezoni turistik këtë vit në Shqipëri hapet në Prill dhe përfundon në Tetor.
Dy minstrat folën për problematikat e hasura gjatë sezonit turiztik duke theksuar se ndërhyrjet nuk duhen bërë kurrsesi në mes të sezonit turistik.
“së bashku me prefektët dhe kryetarët e bashkive të bëjmë ndarjen e pikave të shfrytëzimit të rërës. Është e pafalshme për një vend që pretendon të jetë vend turistik të mos ketë ndarjen e shfrytëzimit të rënës në plazhet tona. Kjo punë të ndodhi para se sezoni të fillojë.
“Po ashtu ne kemi një çështje të pazgjidhur që lidhet me problematikën e zhurmave. Është shqetësim që na vjen nga tur-operatorët. Para fillimit të sezonit prefektët me kryetarët e bashkive duhet të vendosin se cilat janë zonat ku lejohet, oraret dhe fashat e ndryshme”, theksoi ministri i Turizmit Blendi Klosi teksa rendiste disa nga problematikat gjatë verës, transmeton Foldrejt.com.
Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se asnjë plazh nuk do jetë funksional nëse nuk plotëson kriteret e përcaktuara ligjore./ Foldrejt.com