Disa aplikacione janë hequr nga dyqani i “Google Play”, sepse ato përmbanin virusa të rrezikshëm kibernetik.
Të trembëdhjetë aplikacionet janë të gjitha lojëra, që kërkojnë nga përdoruesi të shkarkojë një element shtesë të quajtur “Games Center”.
Lukas Stefanko, një studiues i fenomeneve të tillë, paralajmëroi përdoruesit në Twitter për të mos shkarkuar aplikacionet, dy prej të cilave janë në trend.
Stefanko i raportoi ata drejtpërdrejt te ekipi i Sigurisë së Google dhe ata u hoqën menjëherë nga “Play Store”.
Aplikacionet janë të gjitha nga i njëjti developer, i quajtur Luiz O Pinto, si dhe kanë lojëra që profilizohen kryesisht me vozitje.
Fotografia e mëposhtme ka listuar të 13 nga këto, që po rrezikojnë privatësinë tuaj.