Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

“Këto dokumente përbëjnë korpusin e nevojave që kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme”

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Pas miratimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, të Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarët Publik, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla së bashku me Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti dhe zëvendësministrin e MPB-së z. Bardhyl Dobra, mbajtën konferencë për media, ku i bënë publike të gjitha detajet sa i përket këtyre dokumenteve, transmeton Fol Drejt.

Me këtë rast ministri Sveçla, vuri në dukje se për shumë kohë kemi shtjelluar problematikat me të cilat administrata jonë është përballur, si në aspektin organizativ, atë të kapitalit njerëzor dhe profesional që ka, të sistemeve dhe mekanizmave që disponon e operon duke shtuar këtu edhe mungesën e një sistemi të unifikuar të pagave. Kjo ka shkaktuar një situatë kaotike në caktimin e pagës bazë dhe shtesave dhe në një administratë që nuk i përgjigjet nevojave të kësaj shoqërie. Ndërsa me reformën në administratë publike, në qendër të saj është fillimisht zyrtari publik ku marrëdhënia e tij e punës do të jetë e përcaktuar mbi parime të qarta dhe garanca që i mundësojnë kryerjen e detyrave me lehtësi e profesionalizëm.

“Sot, të punësuarit kanë mbetur peng i një rrethi vicioz në mes të rekrutimeve të mbyllura dhe lëvizjes paralele. Ndonëse de jure kjo është proklamuar si zhvillim në karrierë, të dhënat tregojnë se i njëjti zyrtar ka mbi 12 vjet radhazi në të njëjtin pozicion pa lëvizur as më lart as më poshtë. Ndërsa në njërën nga ministritë 63% e udhëheqësve të nivelit të mesëm dhe 49% e udhëheqësve të nivelit të ultë drejtues nuk kanë lëvizur për mbi 8 vite nga pozita e njëjtë. Talentet që i janë bashkuar administratës publike nga programet e skemat e ndryshme të bursave rrezikojnë ose të largohen ose të stagnojnë në pozita profesionale pa mundësi avancimi”, theksoi Ministri Sveçla.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Ministri Sveçla, theksoi se me këtë dokument do të hapet sistemi ku procedurat e rekrutimit bëhen përmes konkursit të hapur dhe publik për të gjitha kategoritë pa përjashtim dhe do të ketë një sistem të hapur që ne po propozojmë, është ai që do ta jetësojë sistemin e karrierës në shërbimin civil tani e tutje.
Ai po ashtu bëri të ditur se aktualisht në administratë, ka vetëm 17 gra në nivele të larta drejtuese nga 86 pozita të tilla, vetëm 73 gra në nivelin e mesëm drejtues nga 456 pozita të tilla, vetëm 540 gra në nivelin e ultë drejtues janë nga 1774 pozita të tilla, përkundër se ka më shumë gra dhe vajza të diplomuara se sa ai i djemve dhe burrave.

Ndërsa duke folur për Ligjin për paga, ministri Sveçla theksoi se sistemi i pagave që u miratua sot reflekton ruajtjen e shkallëzimit të drejtë dhe respektimit të hierarkisë në caktim të koeficienteve.

“Ashtu siç e theksoi edhe Kryeministri, kemi zvogëluar ndjeshëm dallimin në raportin e koeficienteve. Si shembull, në Policinë e Kosovës dallimi në mes të pagës më të lartë dhe asaj më të ultë është vetëm 3.22 herë, ndërsa në raport me kreun e shtetit është 4”, theksoi Sveçla.

Ai theksoi se shkallëzimi i drejtë i raportit të koeficienteve është bërë duke zbatuar parimin që paga më e lartë të jetë jo më shumë se pesë (5) herë më e lartë se paga më e ultë dhe jo më shumë se tre (3) herë më e lartë se paga mesatare e përllogaritur sipas këtij projektligji.

Në fund, ministri Sveçla theksoi se këto çështje që i përmenda përbëjnë korpusin e nevojave të cilat kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të adresojnë nevojat e shoqërisë sonë. Kjo të dashur qytetarë do të thotë rekrutime transparente, mundësi të barabarta dhe prurje të reja – njëlloj siç nënkupton shpërblim të drejtë për edukimin, kualifikimet, rëndësisë shtetërore të pozitës, përvojës së kërkuar, shkallës së vështirësisë, kufizimeve të të drejtave të përgjithshme të punës dhe kushteve të tregut të punës./FolDrejt/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Çfarë vendimesh mori sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 109-të të qeverisë

Lajmi tjetër

Promovohet libri i Xhevat Lloshit: E duam drejtshkrimin si gjithë Europa

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM