Estonia dhe Letonia kanë shprehur shqetësime për raketat e dyshuara ruse që goditën Poloninë, e cila është një anëtare e NATO-s.
“Lajmet e fundit nga Polonia janë shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme i Letonisë, Edgars Rinkevics, e përshkroi incidentin si një “përshkallëzim të rrezikshëm nga Kremlini”.
“Raketat ruse që godasin territorin e vendit anëtar të NATO-s shtë përshkallëzim shumë i rrezikshëm nga Kremlini. Letonia shpreh solidaritet të plotë me aleatin tonë Poloninë dhe do të mbështesë çdo veprim që konsiderohet i përshtatshëm nga Polonia”, shkroi në twitter Rinkevics.
Ai shtoi se Rusia do të mbajë përgjegjësi të plotë për të gjitha pasojat.