Shqipëria vijon të përbëjë një atraktivitet për mediat e huaja dhe së fundi një promovim për tokën tonë vjen nga travel4news.at.
“Me ujin e saj të kristaltë dhe me rrjedhjen e saj natyrale, lumi i Vjosës në Shqipëria është vendi ideal për tura me rafting,” përcjell foldrejt.com. “Ai vlen si lumi i vetëm i paprekur nga betonizimi në Europë – që krahas aventurave të ofron edhe një përjetim natyror.”

Diçka e dashur për median në fjalë është trekëndëshi kufitar mes Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, aty ku ndodhet liqeni i Prespës. Natyrë e paprekur, male, ujë të kristaltë dhe kështu të jashtëzakonshme për sportet e ujit.
Media gjermanofone fton lexuesit e saj që të udhtojnë në 70 kilometrat e liqenit të Prespës me biçikletë ose veturë, për të shijuar secilën pjesë të saj./Foldrejt.com