Ramush Haradinaj ia ka numëruar dështimet Albin Kurtit, qysh kur ai mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës.
Me rastin e njëvjetorit të ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke ia numëruar dështimet qeverisë, në llogarinë e tij, transmeton Fol Drejt.
Ai për më tepër ka thënë se këto që ia ka numëruar, janë vetëm disa prej dështimeve më kryesore:
“Këto janë vetëm disa nga dështimet e qeverisë Kurti pas një viti të qeverisjes. Dështimet e njeriut që i ka shkelur premtimet e veta e që është distancuar nga populli” – ka shkruar Haradinaj.
Ky është statusi i tij i plotë:
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/518738216284198