Botërori “Katar 2022” është spektakli që të gjithë adhuruesit e sportit dhe jo vetëm, po e presin me padurim. Në datën 1 prill 2022 pritet të hidhet shorti për të zbuluar grupet finale të këtij kompeticioni.
Deri tani janë kualifikuar 19 kombëtare dhe priten emrat e 13 të tjerave për të përcaktuar goglat.
Surprizat deri në këtë fazë nuk kanë munguar, ku shikohet se për të dytin kampionat botëror radhazi do të mungojë Italia dhe gjithashtu do të kemi dhe emra shqiptarë që do të përfaqësojnë me kombëtaren e Zvicrës.
Amerika Veriore dhe Qendrore nuk ka arritur të dërgojë asnjë kombëtare deri tani në Katar, me garën që mbetet shumë e ndezur në këtë kontinent.
Ndërsa Afrika do të luajë fazën finale të “play-off”, me 10 ekipe që përballen me njëra-tjetrën, nga të cilat vetëm 5 do t’ia dalin.
Gjithashtu në garë është dhe Oqeania, e cila do të mund të dërgojë vetëm një skuadër në “play-off”, e cila nëse ja del të triumfojë në fund, do të luajë në Katar në dimër.
Më poshtë mund të gjeni emrat e 19 kombëtareve që ja kanë arritur të presin një biletë për në fazën finale të këtij Botërori./FolDrejt/