Dhëmbët ndryshojnë ngjyrën me kalimin e kohës dhe është normale që me kalimin e moshës të humbasin bardhësinë e tyre dhe kafeja, çaji, vera e kuqe dhe duhani janë shkaktarët më të zakonshëm të zbardhjes.
Smalti i dhëmbëve përmban shumë ujë dhe minerale, gjë që i bën dhëmbët të përshkueshëm nga të gjitha substancat që mund të shkaktojnë humbje të ngjyrës, shpjegon Christoph Benz, profesor i stomatologjisë nga Gjermania.
Alkooli, duhani, kafeja e çaji i tepërt janë shkaktarët më të shpeshtë të ndryshimit të ngjyrës së dhëmbëve.
Për më tepër, ngjyra e dhëmbëve ndryshon me moshën. Nën smaltin e dhëmbëve shtrihet dentina, e cila me kalimin e kohës tek disa njerëz bëhet e verdhë ose gri, që do të thotë se ngjyra e tyre natyrale përcaktohet gjenetikisht dhe nuk mund të ndryshohet.
Për njerëzit që nuk mund të heqin dorë nga kafeja e çaji i tepërt, këshilla më e mirë është të lani dhëmbët rregullisht. Larja e rregullt me furçë konsiderohet larja dy deri në tre herë në ditë për të hequr pllakën e dhëmbëve, këshillon eksperti i higjienës, Dirk Kropp.
“Kjo mund të tingëllojë mjaft e zakonshme, por e vërteta është se ndihmon shumë,” tha ai.
Përveç kujdesit të rregullt, duhet të vizitoni rregullisht dentistin për të pastruar gurët. Megjithatë, kjo procedurë nuk duhet të teprohet sepse mund të dëmtojë dhëmbët, transmeton Fol Drejt.