Me ardhjen e ditëve të ngrohta ka nisur edhe sezoni i luleshtrydheve, ushqimet e shijshme dhe të preferuara të shumë njerëzve që përveç shijes së tyre, janë edhe të dobishme për shëndetin.
Sipas WebMD, ka shumë përfitime nga konsumimi i rregullt i luleshtrydheve . Përkatësisht, vitaminat, mineralet dhe antioksidantët në luleshtrydhe mund të ofrojnë përfitime të rëndësishme shëndetësore.
Për shembull, luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C, fibra dhe polifenole, komponime antioksidante që mund të ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve të caktuara. Përveç kësaj, luleshtrydhet mund të ofrojnë përfitime të tjera shëndetësore si:
– ruajtja e shëndetit të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut
– forcimi i imunitetit
– reduktimin e rrezikut të kancerit dhe demencës
– uljen e nivelit të kolesterolit në gjak
– parandalimi i inflamacionit në trup
– ruajtja e shëndetit të zorrëve. /FolDrejt/