Shpeshherë, duart e ftohta janë një përgjigje e natyrshme për rregullimin e temperaturës së trupit dhe nuk duhet të shqetësohemi.
Por nëse keni vazhdimisht duar të ftohta, të shoqëruar me ndryshim të ngjyrës, atëherë është një shenjë për të patur kujdes.
Për shembull, duart e ftohta mund të jenë indikator i problemeve në sistemin nervor, me qarkullimin e gjakut ose probleme me dëmtimin e indeve të gishtave apo duarve.
Nëse jeni në një ambient shumë të ftohtë dhe keni duar të ftohta vetvetiu, atëherë duhet të keni kujdes nga shenjat paralajmëruese të ngrirjes./FolDrejt/