Prej nesër (19.11.2019) në Maqedoninë e Veriut do kemi çmime të reja të derivateve të naftës, shkruan foldrejt.com.
Euro Super Bs-95 do të shitet për 68 denarë për litër ndërsa Euro Super Bs-98 do të shitet për 70 denarë për litër, ndërkaq çmimi i dizelit do të mbes i pandryshuar dhe një litër do të shitet për 62 denarë.
Për 0.004 denarë shtrenjtohet mazuti M-1 NS, dhe çmimi i ri do të jetë 33,344 denarë për litër.
KRER-ja e miratoi vendimin për uljen e çmimit me pakicë për derivatet e naftës, që në mesatare kap vlerën prej 0.09 përqind, mbi bazë të çmimeve të derivate dhe kursit të denarit në raport me dollarin gjatë shtatë ditëve të kaluara.
Pavarësisht rritjeve të çmimeve të derivateve, Maqedonia e Veriut mbetet shteti me çmimet më të lira në rajon.