Një tre-vjeçar është rrahur nga edukatoret në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë.
Një familjar i trevjeçarit ka treguar se si nipi i tij është tërhequr zvarrë nëpër korridoret e kopshtit duke i shkaktuar edhe lëndime të rënda fizike.
Geci që është edhe daja i vogëlushit ka reaguar në Facebook duke publikuar edhe videon ku shihet dhuna e ushtruar ndaj trevjeçarit.
Fotografitë e të njëjtave janë publikuar nga vetë Geci.