Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur pas humbjes 3-1 ndaj Real Madrid.
“Duhet të kishim luajtur pak me kohën, kishim mundësinë ta menaxhonim, por ata shpesh gjendeshin afër zonës sonë me Asensio, Vini Jr, Rodrygo dhe Militao, dhe kështu arritën të shënonin këto dy gola. Nuk po e ndjenim sikur ishte një finale, luajtëm mirë ishim shumë afër.
Ata shënuan dhe përmbysën rezultatin, janë të aftë për këtë, historia e tregon dhe tani ata do të përballen me Liverpoolin. Qoftë një finale e madhe”, u shpreh tekniku i Manchester City./FolDrejt/