Faqja e internetit kingcasinobonus.uk analizoi komentet e vizitorëve për destinacionet më të njohura turistike dhe përpiloi një listë të qyteteve më të mbivlerësuara në botë, me tre të parët që ishin Bangkoku, Antalia dhe Singapori, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Faqja tha se analistët ishin në gjendje të identifikonin qytetet më të mbivlerësuara në botë përmes një analize gjithëpërfshirëse duke përdorur faqet e njohura të rishikimeve si TripAdvisor dhe vlerësuan dhjetëra mijëra komente për 85 qytetet më të njohura në mbarë botën.
Ekspertët jo vetëm që analizuan raportin e vlerësimit, por gjithashtu vlerësuan se sa shpesh janë përdorur disa fjalë kyçe dhe fraza si “shumë zhgënjyese” ose “jo aq e bukur sa pritej” në përshkrimet e rishikimit.
Të gjitha këto informacione dolën me një numër që përfaqëson gjasat për të qenë të zhgënjyer me një destinacion dhe rezultoi në një listë të qyteteve më të mbivlerësuara në botë.
I pari në listë është Bangkok, ku 16.6 për qind e turistëve janë të zhgënjyer, dhe në faqe thuhet: “Hulumtimi i analistëve tanë zbulon se pothuajse 17 për qind e vizitorëve në Bangkok largohen nga qyteti të zhgënjyer dhe me përshtypjen se kryeqyteti i Tajlandës është shumë i mbiçmuar.”
Antalia në Turqi, zuri vendin e dytë.
“A ia vlen të vizitoni Antalia nëse jeni tashmë pranë resorteve të njohura në provincën e Antalias? Nëse pyet njerëzit që kanë udhëtuar tashmë, përgjigjja është jo. Disa turistë që vizituan qytetin e përshkruan atë si të parëndësishëm dhe pa ndonjë atraksion që vlen të përmendet.” thuhej për qytetin turk.
Singapori doli në vendin e tretë, dhe 10 qytetet më të mbivlerësuara janë: Singapori, Bangkoku, Antalia Mynihu, Rimini, Miami, Mumbai, Londra, Parisi, Tokio.
Është interesante se lista, e cila përfshinte 85 qytete, përfshinte edhe tre nga rajoni, Lubjana e renditur e 17-ta, Zagrebi në vendin e 25-të dhe Beogradi i 32-ti. /FolDrejt/