Në lindje të Gjermanisë ka më shumë krime sesa në perëndim – dhe në veri më shumë sesa në jug. Veçanërisht e dhimbshme shfaqet situata në rrethin e Harz dhe Anhalt-Bitterfeld të Sachsen-Anhalt, ku ka mbi 7000 krime të raportuara për 100 mijë banorë, shkruan Die Welt.
Vendet më të qeta në Gjermani shfaqen Schweinfurt, Straubing-Bogen dhe Regensburg me rreth 2000 krime për 100 mijë banorë. Qeveria gjermane ka publikuar këto shifra, për të nxitur baraspeshën në të gjithë territoret gjermane./Foldrejt.com