Disa burime të Kongresit që kanë folur për median amerikane, janë shprehur se administrata e SHBA-së ka siguruar qindra raketa të mbrojtjes ajrore Stinger si ndihmë ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Raportohet se ShBA-ja i ka siguruar Ukrainës qindra raketa të mbrojtjes ajrore Stinger, prej të cilave 200 raketa brenda kësaj jave, shkruan AA.
Disa burime të Kongresit që kanë folur për median amerikane dhe të cilët nuk dëshirojnë identifikimin e emrave të tyre, janë shprehur se administrata e ShBA-së ka siguruar qindra raketa të mbrojtjes ajrore Stinger si ndihmë ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Burimet kanë theksuar se vetëm 200 raketa Stinger janë dorëzuar brenda kësaj jave, transmeton Fol Drejt.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) edhe pse ka njoftuar se elementëve tokësore dhe ajrore Ukrainës u kanë dhënë armë për të luftuar, distancohet të japë informacione lidhur me detajet dhe numrin e tyre.
Në ditët e kaluara, Shtëpia e Bardhë miratoi dërgimin e raketave Stinger nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së me qëllim mbështetjen e ukrainasve në luftën Ukrainë-Rusi.
Raketat Stinger, njihen si një sistem efektiv i mbrojtjes ajrore që mund të lëshohen nga pajisjet që vendosen mbi shpatull kundër mjeteve në distanca të shkurta dhe lartësi të mesme./FolDrejt/