Në vend të dytë është kandidati i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) Walter Rosenkranz me 17.7 për qind të votave, i ndjekur nga kreu i “Beer Party” Dominik Vlazny me 8.3 për qind.
Komisioni Zgjedhor shpalli sot rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Austri të mbajtura më 9 tetor, duke konfirmuar se Alexander van der Bellen fitoi raundin e parë të votimit me 56.7 për qind të votave.
Pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje, në të cilat morën pjesë 6,363,336 shtetas austriakë, ishte 65,2 për qind./FolDrejt/