Të dielën vendet e G7-ës në Samitin e mbajtur në Gjermani i kanë shqyrtuar sanksionet e reja që mund t’i vemesën Rusisë për t’i gjymtuar përpjekjet e presidentit të Rusisë Vladimir Putin, në luftën me Ukrainën.
Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Kanadaja bënë të ditur se do të ndalojnë importimin e arit rus.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, deklaroi se kësaj iniciative do t’i bashkohen edhe Gjermania, Franca dhe Italia, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv.
Eksportet e arit në vitin 2021 drejt Rusisë ishin në vlerë prej mbi 14 miliardë dollarë.
Britania e Madhe thotë se rëndësia e tyre është rritur që nga pushtimi pasi oligarkët nxitojnë të blejnë shufra ari ose argjendi për të shmangur sanksionet, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv.
Një synim tjetër që kanë shtatë vendet më të industralizuara synojnë të kufizojnë çmimin e naftës ruse.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan tha se synojnë që vendosin një limit për çmimin e naftës ruse.
“Ne jemi ende në diskutimet përfundimtare me homologët e tjerë të G7 që punojnë për ta finalizuar këtë, por jemi shumë afër një vendi ku liderët e G7 do të kenë vendosur të drejtojnë urgjentisht ministrat përkatës për të zhvilluar mekanizma për të vendosur një kufi të çmimit global për naftën ruse”- tha ai.
Sanksione sipas Shtëpisë së Bardhë do të ketë edhe në sektorin e mbrojtjes duke ia kufizuar qasjen Rusisë edhe në teknologji.
“Udhëheqësit e G7 do të rreshtojnë dhe zgjerojnë sanksionet e synuara për të kufizuar më tej aksesin e Rusisë në teknologjinë perëndimore që mund të mbështesë industrinë ruse të armëve.
“Në mënyrë agresive do të synohen zinxhirët e furnizimit të mbrojtjes ruse… dhe do të kufizojë aftësinë e Rusisë për të zëvendësuar pajisjet ushtarake që ka humbur tashmë gjatë luftës”.
Po ashtu nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se paratë e mbledhur nga tarifat më të larta tregtare vendosura ndaj eksporteve ruse duhet t’i jepen si ndihmë Ukrainës, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv.
“Udhëheqësit e G7 do të kërkojnë leje për të përdorur të ardhurat e mbledhura nga çdo tarifë e re për mallrat ruse për të ndihmuar Ukrainën dhe për të siguruar që Rusia të paguajë për koston e luftës së saj”, citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë amerikan./klankosova.tv/