Shumica e evropianë janë në favor të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE), por opinioni publik në tre anëtarët më të mëdhenj të bllokut evropian është ambivalent.
Një sondazh i publikuar nga një organ i një grupi ekspertësh të Këshillit Evropian të Marrëdhënieve me Jashtë (ECFR) tregon se mbështetja për aplikimin e Ukrainës për në BE është 57 për qind në 10 vende kryesore evropiane, por bie në 48 për qind në Gjermani, 47 për qind në Francë dhe 46 për qind në Itali, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Mbështetja është më e fortë në fqinjin e Ukrainës, në Poloni, ku 70 për qind janë pro, e ndjekur nga Portugalia dhe Finlanda me nga 69 për qind, Suedia me 66 për qind dhe Spanja 58 për qind.
Sondazhi i ECFR-së u krye në 9 vende të BE-së, Finlandë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Portugali, Rumani, Spanjë dhe Suedi, si dhe në ish-anëtaren e BE-së, Britaninë, para një samiti të BE-së që është planifikuar të mbahet më 23 dhe 24 qershor ku pritet të vendoset për statusin kandidat të Ukrainës.
Njohja e Ukrainës si vend kandidat formal do të hapte një proces që përfundimisht mund ta shohë Ukrainën të bashkuar me BE-në, një ri-organizim i madh gjeopolitik për ish-vendin sovjetik që aktualisht po përballet me një luftë me Rusinë.
Sipas ekspertëve, rruga drejt anëtarësimit për Kievin do të zgjaste të paktën 15 vite.
Sondazhi i ECFR-së u krye online përmes instituteve ‘Datapraxis’ dhe ‘YouGov’ me një kampion prej afër 8.200 të anketuar midis 28 prillit dhe 22 majit, me një diferencë gabimi prej 3 deri në 4 për qind./FolDrejt/