Kandida Albicans është një familje e mykut që jeton në mukozat e trupit në zorrë, sy, stomak, fshikzën e urinës, mushkëri etj. Është një ndër miliarda mikroorganizma që jetojnë me ne, në mënyrë krejtësisht miqsore. Roli i tyre është të luftojnë mikroorganizmat e dëmshëm.
Por, Kandida nuk duhet të shtohet më shumë se ç’duhet për sa kohë trupi i njeriut është gjallë, përcjell Fol Drejt.
Disa nga simptomat që mund të shkaktojë shtimi i Kandides:
• Alergji, sensitivet, intolerancë të cilat përkeqësohen në ambiente me lagështirë apo myk
• Intolerancë ose alergji ndaj parfumeve, barit, maceve, qenve, pluhurit, mykut, polenit
• Bllokim hundësh dhe të rrugëve të frymëmarrjes
• Neps për sheqer dhe ëmbëlsira
• Oshëtimë në vesh
• Probleme të tretjes, diarre, kapsllëk, fryrje të barkut, mukozë në fekale.
• Skuqje, tharje, krruarje, lotim të syve
• Aritmi, palpitim
• Dhimbje koke, marrje mendsh, turbullim
• Rënie flokësh, zbokth
• Hemorroide, irritim dhe skuqje të rektumit
• Hipoglicemi
• Çrregullime të gjëndrrës tiroide
• Irritim të grykëve
• Çrregullime të lëkurës
• Nervozizëm
• Vaginit, infertilitet./FolDrejt/