Janë hedhur shortet e çifteve të 1/16-tës së Ligës së Konferencës. Skuadrave që kaluan play-off-in iu bashkuan fituesit e grupeve, të cilët u hodhën në short.
Ndeshjet e para të fazës së 16-të janë planifikuar për më 9 mars, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë (16 mars). Gjithashtu, të gjitha klubet që ishin të parat në grup në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës do të luajnë provën e parë jashtë shtëpisë, ndërsa ndeshjen e kthimit në shtëpi.
Çiftet e 1/16-tës së Ligës së Konferencës:
AEK Larnaca – West Ham
Fiorentina – Sivasspor
Lazio – AZ Alkmaar
Lech – Djurgarden
Basel – Slovan Bratislava
Sheriff – Nice
Anderlecht – Villarreal
Gent – Stamboll Basaksehir
Finalja do të luhet më 7 qershor në Fortuna Arena në Pragë. /FolDrejt/