Gripi është shumë shqetësues për një shumicë njerëzish.
Por sipas nutricionistëve ka disa ushqime, të cilat rekomandohen për të luftuar gjendjen gripale apo dhe patologji të tjera, përcjell Fol Drejt.
Hudhra
Ajo ndihmon trupin të luftojë kundër të gjitha llojeve të infeksioneve, si virale ashtu edhe bakteriale. Ky ushqim ka një veprim shumë të fortë antiseptik ndaj shumë mikrobeve patogjene dhe është një antibakterial i fortë. Duhet të konsumohet e papërpunuar për të marrë këto përfitime.
Supë me perime
E pasur me lëndë ushqyese dhe antioksidantë, lëngu i perimeve ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të fytit, pastrimin e hundës dhe parandalimin e dehidrimit.
Erëzat
Erëzat si xhenxhefili, speci kajen dhe shafrani i Indisë kanë veti të ndryshme të shëndetshme që mund të ndihmojnë kundër gripit.
Çaj bimor
Kjo pije ndihmon në qetësimin e dhimbjes së fytit. Gjithashtu ndihmon në reduktimin e kollitjes gjatë natës dhe përmirëson gjumin.
Frutat dhe perimet me vitaminë C
Ushqimet e pasura me vitaminë C ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe reduktojnë simptomat e ftohjes dhe gripit. Disa ushqime të rekomanduara janë brokoli, portokalli, grejpfruti, kivi, patatet, luleshtrydhet dhe domatet.
Lëng frutash ose perimesh
Nëse gripi ju pengon të hani ushqime të ngurta, preferoni lëndët ushqyese që ju nevojiten përmes një lëngu frutash apo perimesh./FolDrejt/