Sot besimtarët e shëndetshëm muslimanë agjërojnë në të gjthë botën, pasi sapo ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit. Si një “ngushëllim i vogël” në këtë kohë pandemia, qyteti i Frankfurtit ka lejuar thirrjen e ezanit në disa xhami të qytetit – kjo me pretekstin se akoma nuk lejohen namazet me xhemat dhe iftaret publike, shkruan faz.net, përcjell foldrejt.com.
Përveç Frankfurtit, leje për ezanin kanë dhënë edhe Hannover, Duisburg, Osnabrück si dhe qytete tjera.
Zakonisht në vendet perëndimore, edhepse lejohen ndërtimet e xhamiave, problem shfaqet në thirrjen e ezanit, pasi banorët vendas duan më shumë qetësi./Foldrejt.com