Garat për kualifikimet në Euro 2020 janë drejt fundit. Nga 10 grupet janë kualifikuar 20 vende, ku deri tani 17 e kanë siguruar. Vetëm mes Danimarkës, Zvicrës dhe Irlandës është akoma gjithçka e hapur, edhepse Zvicra është thuajse e kualifikuar pasi në meçin e fundit përballet me modestët e Gjibraltarit.
Një biletë tjerë e mbetur është ajo mes duellit të Hungarisë dhe Uellsit.
Përndryshe shtete e kualifikuara deri tani janë: Anglia dhe Çekia, Ukraina dhe Portugalia, Gjermania dhe Hollanda, Kroacia, Spanja dhe Suedia, Polonia dhe Austria, Franca dhe Turqia, Belgjika dhe Rusia, Italia dhe Finlanda.
Cilat shtete kanë akoma shansa për kualifikim?
Në mars do kemi edhe duelet mes Ligës së Kombeve, ku shtetet të cilat kanë akoma mundësi kualifikimi janë: Kosova, Bullgaria, Serbia, Irlanda Veriore, Bellorusia, Gjeorgjia, Rumania, Norvegjia, Maqedonia Veriore, Izraeli, Islanda, Skocia, Bosnja dhe Hercegovina.
Kosova fillimisht duhet të përballet me Maqedoninë Veriore, kurse më pas kundër Bellorusisë ose Gjeorgjisë./Foldrejt.com