Ka një sërë simptomash që lidhen me kancerin e pankreasit, më të famshmet prej të cilave janë etja dhe urina e errët. Megjithatë, ka disa simptoma të tjera që shfaqen një vit para diagnozës aktuale, të cilat mund të rrisin shanset për shërim, transmeton Klix, përcjell Fol Drejt.
Njerëzit e diagnostikuar me kancer pankreatik në përgjithësi kanë shanset më të ulëta të mbijetesës, pasi simptomat janë më të vështira për t’u zbuluar. Doktor Weiqi Liao nga Universiteti i Oksfordit prezantoi një hulumtim në të cilin ai dhe kolegët e tij përdorën një bazë të dhënash që krahasonte simptomat e pacientëve me ato të pacientëve të tjerë.
Ata zbuluan se zverdhja e lëkurës dhe gjakderdhja në stomak ose zorrë janë simptomat më të lidhura me kancerin e pankreasit. Studimi konfirmoi disa simptoma të tjera të kancerit të pankreasit dhe tregoi se pacientët shpesh kanë disa simptoma një vit përpara diagnozës dhe simptoma të tjera alarmante tre muaj para diagnozës.
Pra, njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje dhimbjes së pazakontë në pjesën e sipërme të barkut, e cila mund të përfshijë probleme të tjera të tretjes si kapsllëk, diarre ose nauze.
Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Weiqi Liao, shpresojnë se gjetjet e tyre do t’i ndihmojnë mjekët e përgjithshëm të njohin simptomat dhe të përmirësojnë shanset e pacientit për të mbijetuar, pasi simptomat e pazakonta që shfaqen deri në një vit para diagnozës ndihmojnë në reagimin në kohë. /FolDrejt/