Ndryshimet hormonale ndikojnë në ndryshime të shumta trupore.
Por ekzistojnë mënyra natyrale për t’i mbajtur nën kontroll këto ndryshime, përcjel Fol Drejt.
Ushqimet që mbajnë nën kontroll hormonet, dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave, akneve apo puçrrave në lëkurë:
1.Avokado:
Avokado dhe yndyrat tjera të mira, si vaji i ullirit dhe i kokosit, ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të shëndetshëm, një komponent kyç në balancimin e hormoneve. Në këtë mënyrë lëkura do të lëshojë dhe qarkullojë hormonet që i nevojiten për të qenë e shëndetshme.
Ky nuk është i vetmi përfitim zbukurues i avokados. Yndyrat e shëndetshme me të cilat janë të pasur avokadot rregullojnë qelizat e lëkurës në atë mënyrë që membrana të qëndrojë në formë, duke lejuar lëkurën që të thithë më mirë ujin dhe të duket më e pastër.
2.Bajamet:
Nëse lëkura fillon të thahet, konsumoni bajame, pasi ato rrisin nivelet e hormonit “adiponectin”, i cili rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, studime të ndryshme kanë treguar se bajamet ulin gjithashtu nivelet e hormoneve mashkullore, si për shembull testosteroni, dhe e bëjnë lëkurën më të butë dhe jo të yndyrshme.
3.Salmoni:
Ky lloj peshku i jashtëzakonshëm (i mirë për trurin dhe zemrën) mban nën kontroll gjithashtu nivelet e hormoneve. “Ashtu si yndyrat e shëndetshme tek avokado, edhe acidet yndyrore omega 3 mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe hormoneve”, shpjegon Cates.
Veç të tjerash, salmoni ka veti anti-inflamatore, që mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës kur keni akne dhe ekzema. Konsumoni 2 herë në javë peshk, rekomandojnë ekspertët./FolDrejt/