Dermartologia Mamina Turegano ka publikuar një video në profilin e saj në TikTok për të shpjeguar se përveç faktorëve të tjerë si stresi, higjiena jo e duhur dhe problemet hormonale, lëkura jonë mund të shkatërrohet edhe nga ushqimi që konsumojmë çdo ditë.
Siç shpjegoi ajo, konsumimi i rregullt i disa ushqimeve mund të shkaktojë akne, por edhe probleme të tjera me lëkurën e fytyrës, përcjell Fol Drejt.
Këto janë kryesisht ushqime të pasura me karbohidrate të rafinuara dhe sheqer, si dhe produkte të caktuara të qumështit.
“Pica, çokollata, por edhe ushqimet e kripura plot yndyrë si patate të skuqura mund të çojnë në bllokimin e poreve dhe shfaqjen e akneve apo puçrrave. Edhe pse konsumimi i moderuar i këtij ushqimi është krejtësisht i mirë, nëse e konsumojmë me tepricë, mund të çojmë në përkeqësim të cilësisë së lëkurës së fytyrës”, tha dermatologia./FolDrejt/