Këtu e 4 vite më përpara Parlamenti i Republikës së Kosovës, me miratimin e tri ligjeve, vendosi të formojë Ushtrinë e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Saktësisht më 14 dhjetor të vitit 2018, të zgjedhurit e popullit, me 106 vota PRO, 1 ABSTENIM dhe 0 KUNDËR, ndryshoi mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke e kthyer në ushtri.
Saktësisht ligjet që u miratuan Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.
Kjo ditë, nga të gjithë akterët politikë vendorë, u quajt si ditë historike. Të vetmit që e kundërshtuan ishin politikanët serbë./FolDrejt/