Sot do të zhvillohen tri lojë futbolli, në Podujevë, Klinë dhe Drenas.
Padyshim që takimi kryesor do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Prishtina është nikoqir i Ballkanit.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka mbetur mbrapa në garën për titull dhe kërkon fitore që të qëndrojë e qetë në tabelë.
Në anën tjetër Ballkani synon tri pikët për ta kaluar Dritën në renditje që është lidere.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30.
Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Dukagjinit të Klinës dhe Drenicës.
Të dyja skuadrat synojnë mbijetesën dhe pikët në këtë sfidë janë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Dueli i tretë i kësaj sfide është ai mes Feronikelit dhe Gjilanit.
Vendasit me një ekip shumë të ri presin Gjilanin që synon të rikthehet te fitoret dhe ta rimarrë pozitën e parë në tabelë./FolDrejt/