Me kërkesë të Agjencisë Pyjore të Kosovës, misioni i KFOR-it ka aprovuar fluturimin e avionëve privatë që nga 15 maji do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta me qëllim të vaksinimit të dhelprave kundër tërbimit.
Në deklaratë thuhet se komandanti i KFOR-it ka juridiksion parësor mbi hapësirën ajrore në mbarë Republikën e Kosovës në përputhje me mandatin e tyre të Kombeve të Bashkuara bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.
“Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për fluturime nga vendi në vend, për fluturime komerciale. Hapësira ajrore e poshtme mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe me autorizimin paraprak të komandantit të KFOR-it.” thuhet në deklaratë./FolDrejt/