KFOR-i sot ka hequr tërësisht telat me gjemba që ishin vendosur rreth ndërtesës së komunës në Leposaviq, shkruan Fol Drejt.
Sipas Kosovo Online, ka mbetur vetëm një pjesë e gardhit metalik në të cilin ishin varur flamujt e Serbisë.
Fëmijët gjatë ditës luanin në rrafshnaltën afër ndërtesës së komunës, ndërsa tani ka të moshuar që bisedojnë me ushtarët amerikanë, ndërsa të rinjtë janë ulur në një kafene aty pranë e cila ka qenë e mbyllur ditët e fundit.
Veturat e KFOR-it edhe sot janë rreshtuar në një kolonë më afër objektit, ndërsa veturat e njësive speciale të Policisë së Kosovës janë zhvendosur pas, ku ka edhe dalje nga ndërtesa e komunës së Leposaviqit./FolDrejt/