KFOR ka mirëpritur vendimin për heqjen e barrikadave të vendosura në pjesën veriore të Kosovës.
Përmes një reagimi, KFOR ka kërkuar që heqja e barrikadave të bëhet shpejt, në mënyrë të sigurt duke shmangur çdo lloj rreziku.
Në njoftimin e KFOR-it, njëkohësisht bëhet me dije se KFOR po vëzhgon situatën nga afër dhe se mbesin vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme.
“Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të 1999”, bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it./FolDrejt/