KFOR-i ka njoftuar sot se vazhdon të mbështesë dialogun me ndërmjetësimin e BE-së, si mjeti i vetëm për të arritur stabilitet të pakthyeshëm dhe të përhershëm dhe qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës.
Komanda e KFOR-it mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, UNMIK-un, OSBE-në, EULEX-in dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, thuhet në deklaratë.
“KFOR-i mirëpret të gjitha përpjekjet shumëkombëshe të ndërmarra për të rikthyer të dyja palët në tryezën e negociatave dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përpiqen për deeskalim dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesave të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR-i./FolDrejt/