fbpx
E premte, 22 Nëntor, 2024

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit referimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese

Lexoni edhe..

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), sot dorëzoi kërkesën tek Institucioni i Avokatit të Popullit për inicimin e procedurës për kontrollin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Kjo u bë e ditur nga vetë KGJK përmes një njoftimi, përcjell Fol Drejt.

“Këshilli konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është në kundërshtim me Kushtetutën, me Ligjin Nr. 06/L-054 për Gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, Opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19, prandaj, Këshilli kërkoj nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmerr veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e tyre./FolDrejt/

Të ngjajshme