Të paktën tetë persona kanë vdekur si rezultat i bombardimeve ruse në zonat e banuara në qytetin verilindor të Kharkivit gjatë 24 orëve të fundit.
Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës tha në një deklaratë se një shpërthim me bombë ndodhi rreth orës lokale7:15, duke rrënuar ndërtesa banimi shumëkatëshe, ndërtesa administrative, institucione mjekësore, institucione arsimore dhe konvikte, transmeton Fol Drejt.
Gjithashtu u përfshinë nga flakët 21 ndërtesa në pjesën qendrore të qyteti. Rreth 200 njerëz u shpëtuan dhe u evakuuan nga ekipet e shpëtimit gjatë zjarreve./FolDrejt/