Duke folur për TalkSport, presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi zbuloi se ata kishin një ofertë për të shitur klubin për 4 miliardë euro, por tani administrata nuk ishte e interesuar për një shitje të plotë. Megjithatë, ai shtoi se nuk do ta kenë problem të shesin disa aksione në të ardhmen, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Më herët L’Equipe raportoi se një kompani amerikane e investimeve është e gatshme të blejë 15% të aksioneve në PSG, megjithatë, bisedimet nuk kanë avancuar ende. /FolDrejt/