Kidnapimi i 3 zyrtarëve policorë po shihet si sulm direkt ndaj Republikës së Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Gazetari Mirlind Behluli në një reagim të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se me këtë rast është poshtëru republika:
“Kidnapimi i 3 zyrtareve policore është sulm direkt ndaj Kosovës. Serbia e ka shkel integritetin territorial dhe e ka cenu sovranitetin e Kosovës. Sot është poshteru dinjiteti i Republikës. Sipas të drejtës ndërkombëtare, ky veprim i Serbisë është akt lufte. Lirimi i policeve tash është prioriteti numër një i Kosovës. Qeveria Kurti duhet me kërku intervenimin e faktorit ndërkombëtar. Shtensionimi i situatës është interes kombëtar. Çfarë dite e rëndë për Kosovën!”
Në një komunikatë zyrtare të lëshuar nga Policia e Kosovës, u tha se tre zyrtarët janë kidnapuar thellë në territorin e Kosovës./FolDrejt/