Shërbimi inteligjent ukrainas tregon se ka të dhëna për kushtet e ndalimit, ushqimin dhe mundësinë e lirimit të të burgosurve.
“Shërbimet e inteligjencës ukrainase janë në komunikim me luftëtarët e kapur nga uzina e çelikut Azovstal dhe Kievi po bën gjithçka që mundet për të siguruar lirimin e tyre”, tha ministri i Brendshëm ukrainas Denis Monastyrsky.
“Përmes shërbimeve të inteligjencës, ne kemi të dhëna për kushtet e ndalimit, ushqimin dhe mundësinë e lirimit të tyre”, tha Monastyrsky në televizionin ukrainas të premten, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.