Ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike do të futen sot në Kiev për shkak të sulmeve të reja të forcave ruse në objektet energjetike, njoftoi drejtori i përgjithshëm i operatorit energjetik YASNO, Sergiy Kovalenko.
Në kryeqytetin e Ukrainës tre ditët e fundit janë aplikuar vetëm shkyçje të planifikuara me qëllim stabilizimi dhe numri i konsumatorëve që janë shkyçur po zvogëlohej dita-ditës.
“Sonte ka pasur sulme të reja në objektet energjetike të Ukrainës,” tha Kovalenko, raporton Unian, transmeton Fol Drejt.