Gjatë vitit të parë të sulmit ndaj Ukrainës, ushtria ruse kreu afër 5,000 sulme raketore dhe 3,500 sulme ajrore, tha zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Oleksiy Khromov.
Rusia ka përdorur gjithashtu drone për të sulmuar vendbanimet ukrainase afër 1000 herë që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, kur filloi sulmi, raportoi “Kiev Independent”.
“Armiku vazhdon me sulmet me raketa, përdor dronët kamikaze për të dëmtuar infrastrukturën kryesore thellë brenda territorit tonë,” tha Khromov, transmeton Fol Drejt.