Gjatë ditës së kaluar, forcat ruse qëlluan pesë raketa, kryen 30 sulme ajrore dhe kryen më shumë se 100 sulme artilerie nga raketahedhës të shumëfishtë në rreth 40 vendbanime në Ukrainë, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kirilenko, njoftoi se forcat ruse vazhduan sulmin e tyre në qytetet e rëndësishme strategjike Bakhmut dhe Avdiyivka në Donbas, duke shtuar se një civil u vra në sulmin e djeshëm në Bakhmut.
“Duke shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare, ligjet dhe zakonet e luftës, armiku vazhdon të sulmojë infrastrukturën kritike dhe shtëpitë e popullatës civile”, thuhet në postimin e Shtabit të Përgjithshëm në rrjetin social Telegram, transmeton Fol Drejt.