Sulmet me raketa ruse kanë shkatërruar pothuajse gjysmën e sistemit energjetik të Ukrainës, dhe autoritetet në Kiev njoftuan të premten se një mbyllje e plotë e rrjetit energjetik të kryeqytetit është e mundur.
Furnizimi me energji elektrike në territorin e Ukrainës është nën kontroll, pavarësisht një sërë sulmesh ruse në infrastrukturën për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike dhe nuk ka nevojë për panik, njoftoi sot Ministria e Energjisë e Ukrainës.
Kreu i DTEK, kompania më e madhe private e energjisë në vend, tha në një deklaratë të veçantë se nuk ka nevojë që njerëzit të largohen nga Ukraina, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.