Ukraina e ka akuzuar Rusinë për plaçkitje të shtëpive të zbrazëta në qytetin jugor të Khersonit dhe se i ka pushtuar ato me trupa me rroba civile për t’u përgatitur për luftime në rrugë, në atë që të dyja palët parashikojnë se do të jetë një nga betejat më të rëndësishme të luftës.
Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse, “të maskuara me rroba civile, pushtojnë ambientet e civilëve dhe forcojnë pozicionet brenda për të zhvilluar beteja në rrugë”, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Forcat ruse ishin “të përfshira në plaçkitje dhe vjedhje nga banorët dhe nga vendet e infrastrukturës dhe po çojnë pajisje, ushqime dhe automjete në Federatën Ruse”, thuhet në një përditësim./FolDrejt/