Kryeqyteti ukrainas kaloi qindra orë nën sirenat e sulmit ajror në vitin 2022, ka raportuar kreu i administratës ushtarake të qytetit, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Serhiy Popko tha se sirenat kishin rënë për rreth 700 orë – të barabarta me 29 ditë.
Ai e përshkroi atë si “vitin më të frikshëm në historinë e qytetit si kryeqyteti i Ukrainës së pavarur”.
Popko tha se Kievi u godit nga 52 sulme ajrore gjatë gjithë vitit.
Këto shkatërruan rreth 600 ndërtesa, vranë 120 civilë dhe plagosën 495./FolDrejt/