Kievi po kërkon qasje në vendin e shpërthimit në një fshat polak pasi zyrtarët perëndimorë thanë se shpërthimi atje ishte shkaktuar nga mbrojtja ajrore ukrainase, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Ne mbrojmë idenë për një ekzaminim të përbashkët të incidentit të raketës në Poloni. Ne jemi të gatshëm të dorëzojmë prova të gjurmës ruse që kemi. Ne presim informacion nga partnerët tanë, në bazë të të cilave është nxjerrë një përfundim se është një raketë e mbrojtjes ajrore [ukrainase]”, tha në Twitter sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.
“Ukraina kërkon qasje të menjëhershme në vendin e shpërthimit,” shtoi ai.
Ndërsa Ukraina ka fajësuar Moskën për incidentin, Kremlini, NATO dhe Polonia kanë thënë se është “shumë e mundshme” që raketa që goditi fshatin të ketë ardhur nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës. /FolDrejt/