Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka thënë se Kievi po përpiqet të pengojë bisedimet për paqe, por sipas tij Moska ende dëshiron të vazhdojë negociatat.
“Kemi vënë re se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme të vonojë procesin e negociatave, duke paraqitur propozime gjithnjë e më joreale”, tha Kremlini në një deklaratë.
Ndërsa vazhdoi: “Megjithatë, pala ruse është e gatshme të vazhdojë bisedimet për një zgjidhje në përputhje me qasjet e saj”./FolDrejt/