Sot, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) publikoi një regjistrim audio të një bisede në Telegram që pretendon se dëshmon se forcat ruse hodhën në erë hidrocentralin dhe digën Kahovka në Ukrainën jugore.
“Ata (ukrainasit) nuk e bënë këtë. Grupi ynë sabotues është atje. Ata donin të trembnin njerëzit me atë digë. Nuk shkoi sipas planit, kështu që ata bënë më shumë nga sa kishin planifikuar”, thotë ushtari i dyshuar rus në audio.
Ai shton se shkatërrimi i Kakhovka rezultoi në vuajtjen e mijëra kafshëve në kopshtin zoologjik, ndërsa një tjetër ushtar i dyshuar rus është i befasuar nga pretendimi se forcat ruse shkatërruan hidrocentralin dhe digën, transmeton Fol Drejt.