Mykhailo Podolyak, këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit, komentoi vizitën e presidentit rus Vladimir Putin, të cilin Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë e akuzon për krime lufte, në Mariupolin e pushtuar përkohësisht, në rajonin e Donetskut. Podolyak e dha komentin e tij përmes Twitter, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit. Teksa bota e qytetëruar shpall arrestimin e ‘drejtorit të luftës’ (VV Putin) në rast të kalimit të kufijve të saj, vrasësi i mijëra familjeve të Mariupolit erdhi për të admiruar rrënojat e qytetit dhe varret. Cinizëm dhe mungesë pendimi.
Siç është raportuar, Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë më 17 mars akuzoi shefin e Kremlinit për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas, i cili njihet si një krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar. ICC funksionon në përputhje me Statutin e Romës, i cili është ratifikuar nga 123 vende.
Bazuar në raportet e mediave propagandistike të Kremlinit, Putin më 19 mars bëri një udhëtim në Mariupol të pushtuar përkohësisht, rajoni Donetsk, ku “inspektoi një numër objektesh komunale dhe foli me banorët vendas”. /FolDrejt/