Zyrtarët ukrainas thanë se po frenonin sulmet nga trupat ruse që ende po përpiqeshin të rrethonin Bakhmutin, një qytet tashmë të shkatërruar në lindje të Ukrainës, të cilin Moska po përpiqet ta pushtojë prej muajsh, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ukraina është zotuar të mbrojë “kështjellën Bakhmut”, por ajo është përballur me trupat ruse të vendosura për të marrë qytetin që është kthyer në një çmim politik ndërsa beteja zvarritet.
Shtabi i përgjithshëm ukrainas tha se “më shumë se 130 sulme të armikut” ishin zmbrapsur gjatë ditës së kaluar duke përfshirë Kupiansk, Lyman, Bakhmut dhe Avdiivka.
“Armiku vazhdon përpjekjet e tij për të rrethuar qytetin e Bakhmut,” tha ai të dielën në mëngjes./FolDrejt/