Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Igor Klymenko, ka thënë se 41 persona janë ende të zhdukur në përmbytjet e shkaktuara nga thyerja e digës Nova Kakhovka, për të cilën fajësoi Rusia, dhe që vrau 10 persona në rajonin jugor të Khersonit, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Aktualisht, ne dimë rreth 10 të vdekur në Kherson dhe rajon,” tha Klymenko në Telegram. “Po raportojmë gjithashtu 41 persona si të zhdukur”.
Guvernatori i rajonit Kherson, më i prekuri nga përmbytjet, tha se dy trupa u gjetën të hënën në kryeqytetin rajonal, i quajtur gjithashtu Kherson.
“Sot, një grua e paidentifikuar dhe një burrë 50-vjeçar u gjetën të mbytur në një nga lagjet e qytetit”, tha kreu i rajonit Kherson, Oleksandr Prokudin, në Telegram.
Një ditë më parë, Prokudin tha se tre persona u vranë pasi Rusia bombardoi një varkë shpëtimi që evakuonte njerëzit pas përmbytjeve shkatërruese./FolDrejt/